Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Hamza: Integrimi në BE dhe NATO, synime strategjike të Kosovës

    Hamza: Integrimi në BE dhe NATO, synime strategjike të Kosovës

    Ndryshojnë parashikimet – Kosova mes pretendentëve për kualifikim në Kupën e Botës 2026

    Ndryshojnë parashikimet – Kosova mes pretendentëve për kualifikim në Kupën e Botës 2026

    PE synon të ndalojë IA për imazhet me lakuriqësi

    PE synon të ndalojë IA për imazhet me lakuriqësi

    Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë

    Shtyhet vendimi për daljen në treg të hapur të energjisë

    Policia i zë dy persona duke vjedhur naftë në Prishtinë

    Policia i zë dy persona duke vjedhur naftë në Prishtinë

    Ministri Murati tregon se kur ekzekutohet shpërblimi prej 500 mijë eurove për Dardanët

    Ministri Murati tregon se kur ekzekutohet shpërblimi prej 500 mijë eurove për Dardanët

    Reagimet e para të sllovakëve pas eliminimit nga Kosova: E humbëm kontrollin

    Reagimet e para të sllovakëve pas eliminimit nga Kosova: E humbëm kontrollin

    Punime të domosdoshme, KEDS tregon vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës të entjen

    Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    Foda: Për ne s’ka rëndësi vendimi i FIFA-s

    Foda: Me këtë atmosferë, shpresoj se do ta fitojmë ndeshjen e radhës në shtëpi

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Apeli ia vërteton dënimin Ekrem Bajroviqit për kr*ime lu*fte ndaj popullatës civile

02 Korrik 2025, 19:06
në Drejtësi, Lajme
Apeli ia vërteton dënimin Ekrem Bajroviqit për kr*ime lu*fte ndaj popullatës civile
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit të Ekrem Bajroviq, i cili është i dënuar me 12 vite burim për krime lufte ndaj popullatës civile.

Në njoftimin e lëshuar për media Apeli ka theksuar se Gjykata Themelore e Prishtinës për rastin në fjalë nuk ka bërë asnjë shkelje siç ka pretenduar mbrojtja e Bajroviqit në ankesën e saj.

Të njëjtit i është vërtetuar dënimi nga Apeli, pra duke u vërtetuar aktgjykimi i Themelores i marrë më 19 korrik të vitit 2024.

“Gjykata e Apelit, pas analizimit të aktgjykimit të ankimuar, së bashku me shkresat e lëndës, ka vlerësuar pretendimet ankimore dhe ka ardhur në përfundim se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale nga neni 384 të KPPRK, për të cilat shkelje përkujdeset edhe sipas detyrës zyrtare, për faktin se dispozitivi është i qartë dhe i kuptueshëm ndërsa në arsyetim janë dhënë arsyet e plota dhe të qarta për faktet vendimtare, andaj aktgjykimi i ankimuar nuk përmban asnjë shkelje tjetër të cilat do ta kushtëzonin anulimin e detyrueshëm të tij e as që është shkelur ligji penal në dëm të akuzuarit siç pretendon mbrojtja në ankesë”, thekson Gjykata e Apelit.

“Sa u përket pretendimeve ankimore lidhur me vërtetimin e gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, kolegji gjykues ka vlerësuar se në mënyrë të plotë dhe të drejtë është vërtetuar gjendja faktike, ngase të gjitha faktet, rrethanat e rëndësishme dhe vendimtare në këtë çështje penale janë vërtetuar në përputhje me provat e administrua nga gjykata e shkallës së parë gjatë shqyrtimit gjyqësor, nga të cilat është vërtetuar se i akuzuari E.B. në mënyrën e përshkruar si në dispozitivin e aktgjykimit të ankimuar, e ka kryer veprën penale të lartcekur për të cilën është shpallur fajtor”, shtoi Apeli.

Në aktgjykimin e Themelores në Prishtinë, Bajroviqit i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim, nga data 19.10.2022 e tutje, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me këtë aktgjykim.

Sipas Gjykatës, i akuzuari ishte i detyruar që t’i paguajë shpenzimet e paushallit gjyqësor në shumë prej treqind (300) euro si dhe në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit shumën prej njëqind (100) euro, të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij Aktgjykimi.

Aktakuza ndaj Ekrem Bajroviqit

Gjatë kohës luftës në Kosovë, respektivisht me datën 07 dhe 08 maj 1999, gjatë një aksioni të forcave ushtarake, paramilitare dhe forcave policore serbe, kundër popullatës civile shqiptare në fshatrat Stradran, Zallc, Gurrakoc dhe fshatrat tjera përreth të Komunës së Istogut, i detyruan popullatën civile që t’i lëshojnë shtëpitë tyre dhe i urdhëruan që të shkojnë në Shqipëri, ashtu që i akuzuari E.B, si polic në Stacionin Policor në Gurrakoc – Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore, ushtarake dhe paramilitare serbe, kishin vepruar në këto fshatra, në kundërshtim me Ligjin Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale) dhe me Rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftës, konkretisht nenin 3 të përbashkët për katër Konventat e Gjenevës të datës 12 Gusht të vitit 1949 dhe Protokollet shtesë, ashtu që mori pjesë në dëbimin, vrasjen dhe ushtrimin e dhunës ndaj popullatës civile shqiptare.

Më 08 maj 1999, në fshatin Staradran, Komuna e Istogut, derisa kolona e popullsisë civile e nacionalitetit shqiptar ishte duke shkuar në drejtim të Shqipërisë, u ndal nga forcat ushtarake dhe policore serbe ku bënte pjesë edhe i akuzuari E.B, ashtu që nën kërcënimin e armëve i ndan meshkujt nga pjesa tjetër civile, ku ishin gratë, pleqtë dhe fëmijët, ashtu që fillimisht iu marrin paratë dhe gjësendet e tjera me vlerë, e më pastaj të gjithë i  vendosin në oborrin e shtëpisë së D.Z duke i renditur në radhë një nga një, me duar të ngritura lart dhe me fytyrë nga muri i oborrit. Pastaj i sulmojnë fizikisht, duke i rrahuar me mjete të ndryshme duke shkaktuar dhunë dhe duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore, duke ju thënë “Ku e keni NATO-n”, “Ku e keni UÇK-në”, dhe më pas së bashku edhe me forcat paramilitare i dërguan një nga një në shtëpinë e Z.S dhe i pushkatojnë të paktën 16 (gjashtëmbëdhjetë) civilë të nacionalitetit shqiptar, në mesin e tyre edhe të mbijetuarin këtu të dëmtuarin N.E, të cilin e kishin goditur me një predhë të një mitralozi në pjesën e fytyrës dhe kishin gjuajtur si të vdekur në grumbullin e kufomave tjera, mirëpo i njëjti iu kishte mbijetuar plagëve, me ç’rast kishte mbetur i plagosur rëndë, kurse të vrarë kishin mbetur D.G, H.E, N.E, M.E, M.E, Sh.E, N.E, A.E, I.A, M.D, B.D, R.Sh, G.I, B.M, J.A dhe I.L.

Po ashtu me 7 maj 1999 në fshatin Staradran, ka marrë pjesë në arrestimin dhe keqtrajtimin e 84 (tetëdhjetekatër) civilëve të nacionalitetit shqiptar, ashtu që  fillimisht të dëmtuarit (meshkujt) i ndajnë nga kolona tjetër e civilëve, u marrin të gjitha paratë dhe sendet e tjera me vlerë, e  pastaj që të gjithë i dërgojnë në Gurrakoc në lokalin e Sh.S ku i kishin maltretuar dhe torturuar në mënyrë ç‘njerëzore, ndërsa me 8 maj 1999 i kishin transferuar në stacionin policor në Gurrakoc, ku kolonës i printe i akuzuari  E.B dhe i njëjti e kishte goditur me pjesën e pasme të automatikut të dëmtuarin A.T në anën e djathtë nën brinjë dhe pas vendosjes në stacionin policor në Gurrakoc kanë filluar duke i torturuar në mënyrë çnjerëzore duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore, dhunë psikike, traumë dhe pasoja në shëndet dhe duke i kanosur seriozisht për jetë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë. /KK

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Lufta me Iranin: Kina përmirëson imazhin në Azinë Juglindore

Lufta me Iranin: Kina përmirëson imazhin në Azinë Juglindore

52 sekonda më parë
Hamza: Integrimi në BE dhe NATO, synime strategjike të Kosovës

Hamza: Integrimi në BE dhe NATO, synime strategjike të Kosovës

21 minuta më parë
Ndryshojnë parashikimet – Kosova mes pretendentëve për kualifikim në Kupën e Botës 2026

Ndryshojnë parashikimet – Kosova mes pretendentëve për kualifikim në Kupën e Botës 2026

2 orë më parë
PE synon të ndalojë IA për imazhet me lakuriqësi

PE synon të ndalojë IA për imazhet me lakuriqësi

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH