Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Ja kur nis Ramazani 2026, ky është orari i syfyrit e iftarit

    Ja kur nis Ramazani 2026, ky është orari i syfyrit e iftarit

    FSK i bashkohet operacionit të kërkim-shpëtimit në Shqipëri për personin e humbur në lumin Mat

    FSK i bashkohet operacionit të kërkim-shpëtimit në Shqipëri për personin e humbur në lumin Mat

    Komuna e Prishtinës mbështet “Pastrimin”, nis largimi i mbeturinave

    Komuna e Prishtinës mbështet “Pastrimin”, nis largimi i mbeturinave

    Përfaqësues të Policisë së Kosovës marrin pjesë në një forum ndërkombëtar në Turqi

    Përfaqësues të Policisë së Kosovës marrin pjesë në një forum ndërkombëtar në Turqi

    KESCO Premium dhe Grand Hotel Belushi forcojnë partneritetin për furnizim të qëndrueshëm me energji

    KESCO Premium dhe Grand Hotel Belushi forcojnë partneritetin për furnizim të qëndrueshëm me energji

    Dogana në aksion, kontrolle në barnatoret e Pejës dhe Gjakovës

    Dogana në aksion, kontrolle në barnatoret e Pejës dhe Gjakovës

    Presidentja Osmani tregon detaje për takimin me Trump: Roli i SHBA-së në paqen dhe sigurinë e Kosovës është i pazëvendësueshëm

    Presidentja Osmani tregon detaje për takimin me Trump: Roli i SHBA-së në paqen dhe sigurinë e Kosovës është i pazëvendësueshëm

    OEAK i bën thirrje Komisionit Evropian për zgjidhje urgjente ndaj bllokadave të transportit

    OEAK i bën thirrje Komisionit Evropian për zgjidhje urgjente ndaj bllokadave të transportit

    27-vjet nga deklarata historike e Grupit të Kontaktit në Londër

    27-vjet nga deklarata historike e Grupit të Kontaktit në Londër

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Sonte jepet premiera e shfaqjes “Kukullat” në Teatrin “Dodona”

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Komedia “Njeriu që pa vdekjen me sy” u dha në festivalin “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    U dha premiera e shfaqjes “Vetmi në Perëndim”, në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Nisi edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Mbahet edicioni i 20 i Festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashtica” në Preshevë

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Zbulimi i jashtëzakonshëm në kufirin Shqipëri–Greqi, një “qytet” merimangash nën toké

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

    Çeku ndoqi shfaqjen “Nën hijen e një peme u ula dhe qava” në Teatrin ODA

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Apeli ia zbut dënimin zyrtarit policor të akuzuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare

06 Nëntor 2024, 11:38
në Lajme
Apeli ia zbut dënimin zyrtarit policor të akuzuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit ka aprovuar pjesërisht ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Rrustem Mehmeti, avokatit Gazmend Ismajli, ndërsa ka ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë sa i përket vendimit mbi dënimin, duke e dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë. Ndërsa, ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe hudhi poshtë ankesën e të dëmtuarit N.B.

Mehmeti, në cilësinë e hetuesit në stacionin policor në Mitrovicë dhe Mulliqi në cilësinë e zyrtares policore, akuzoheshin për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata Themelore në Mitrovicë më 23 shtator 2023 të akuzuarit Rrustem Mehmeti i kishte shqiptuar dënim me 3 mijë euro gjobë për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Ndërsa, e akuzuara Teuta Mulliqi ishte liruar nga akuza.

Ndaj vendimi të Themelores, ankesë kishte ushtruar Prokuroria Themelore në Mitrovicë për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin, duke propozuar që Apeli aktgjykimin e ankimuar ta kthejë në rigjykim.

Kurse, avokati Ismajli kishte paraqitur ankesë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, shkeljes së Ligjit Penal dhe vendimit mbi sanksionin penal.

Ismajli kishte propozuar që Apeli ta anulojë aktgjykimin e ankimuar, që rasti të kthehet në rigjykim ose që të akuzuarit t’i shqiptojë dënim më të butë.

Ankesë ka paraqitur edhe i dëmtuari N.B. Kurse, Prokuroria e Apelit përmes parashtresës ka propozuar të aprovohet ankesa e Prokurorisë Themelore, aktgjykimi i ankimuar të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim. Ka kërkuar që ankesa e mbrojtjes së të akuzuarit të refuzohet si e pabazuar, ndërsa ajo e palës së dëmtuar të hudhet si e palejuar.

Kolegji i Apelit përmes vendimit të përpiluar më 28 tetor 2024 gjeti se ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit është pjesërisht e bazuar, ajo e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë e pabazuar, ndërsa ankesa e palës së dëmtuar është e palejuar.

Apeli konstaton se aktgjykimi i ankimuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, është i përpiluar në harmoni të plotë me dispozitat ligjore, dispozitivi i aktgjykimit të ankimuar është i qartë dhe janë përshkruar qartë veprimet inkriminuese të të akuzuarit për çka edhe është gjetur fajtor.

Po ashtu, sipas Apelit, dispozitivi i aktgjykimi nuk është në kundërshtim me vetveten, pasi janë paraqitur në mënyrë të qartë dhe të plotë arsyet përkitazi me faktet vendimtare me rastin e vendosjes në këtë rast.

Gjithnjë sipas vendimit të Apelit, lidhur me të akuzuarën Mulliqi, gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejt gjendjen faktike pasi në bazë të provave është vërtetuar se në veprimet e të akuzuarës Teuta Mulliqi nuk janë formuar elementet e veprës penale për të cilën është akuzuar, andaj është liruar nga akuza.

Kurse, në pjesën ku thuhej se “e pandehura Teuta me këtë rast në mënyrë ironike ka qeshur”, Apeli vlerëson se “qeshja apo përqeshja” si element i vetëm nuk mund të plotësojnë figurën e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.

Kolegji i Apeli vlerëson se Themelorja duke administruar provat materiale dhe personale ka vërtetuar në mënyrë të drejtë gjendjen faktike, ku është vërtetuar se në veprimet e Mehmetit formohen elementet e veprës për të cilën është shpallur fajtor dhe dënuar.

Pjesërisht, Apeli vlerëson se gjendja faktike ishte vërtetuar nga mbrojtja e të akuzuarit, ku ndër të tjera kishte deklaruar se “në afekt, ka përdorur disa shprehje fyese dhe fjalor banal”. Kurse, shkalla e parë nuk ishte mbështetur në mbrojtjen e të akuzuarit se veprimet e tilla të të akuzuarit përbënin përgjegjësi disiplinore.

Po ashtu, sipas Apelit, nuk qëndrojnë pretendimet e mbrojtësit se Themelorja kishte bërë shkelje kur nuk ka treguar në mënyrë më të zgjeruar arsyet e mosmiratimit të propozimit konkret të palëve, pasi me të drejtë është refuzuar propozimi për dëgjimin e një dëshmitari ngase në ditën kritike s’ka qenë në zyrë me të akuzuarin dhe të dëmtuarin.

Aktgjykimi i ankimuar, Apeli gjen se nuk është i përfshirë as në shkelje të Ligjit Penal pasi kualifikimi i veprës penale është i drejtë.

Kurse, lidhur me lartësinë e dënimit, Apeli vlerësoi se qëndrojnë pretendimet e mbrojtjes pasi shkalla e parë nuk ka vlerësuar drejt rrethanat rënduese, ndërsa ato lehtësuese i ka nënvlerësuar, e në bazë të këtyre kishte vend që të akuzuarit t’i shqiptohej dënim më i butë.

Apeli vlerëson se me dënimin e shqiptuar (me 1 mijë e 500 euro gjobë) arrihet qëllimi i dënimit të paraparë, respektivisht parandalimi i kryerësit nga kryerja e veprave penale në të ardhmen, të bëhet rehabilitimi i tij, e të tjera.

Dënimin me gjobë, i akuzuari obligohet ta paguajë në afat prej 3 muajsh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, e nëse nuk e paguan i zëvendësohet me burg (një ditë burg llogaritet me 20 euro gjobë).

Kurse, u refuzua si e pabazuar ankesa e Prokurorisë për shkak të vendimit mbi dënimin, ku ishte kërkuar dënim më i ashpër, pasi shalla e dytë vlerëson se s’ka propozuar rrethanë veçanërisht rënduese.

Kurse, Apeli ankesën e palës së dëmtuar N.B., e ka hudhur si të palejuar duke u bazuar në nenin 381 par.1 të KPRK-së, me të cilën janë të përcaktuar personat e autorizuar për të paraqitur ankesë kundër aktgjykimit.

“… në par.3 është përcaktuar se: I dëmtuari ose viktima mund të ushtrojë ankesë ndaj aktgjykimit vetëm për vendimin e gjykatës “lidhur me sanksionet penale” për trafikimin me qenie njerëzore, dhunën në familje, veprat penale kundër jetës dhe trupit, kundër integritetit seksual, kundër sigurisë së trafikut, ndërsa ankesa e palës së dëmtuar mund të kuptohej se ishte parashtruar për shkak të vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe pjesës liruese e që duke u bazuar në nenin 400 të KPPRK-së u hodh poshtë si e palejuar ankesa e palës së dëmtuar”, thuhet në vendim.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Mitrovicë më 23 shtator 2023 të akuzuarit Rrustem Mehmeti i kishte shqiptuar dënim me 3 mijë euro gjobë për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Ndërsa e akuzuara Teuta Mulliqi ishte liruar nga akuza.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 20 shtator 2021 ka ngritur aktakuzë kundër Rrustem Mehmetit dhe Teuta Mulliqit, me arsyetimin se më 24 gusht 2020, në zyrën e Stacionit Policor në Mitrovicë – Jug, me keqpërdorim të detyrës ose autorizimit kanë keqtrajtuar, frikësuar dhe e kanë ofenduar rëndë dinjitetin e personit tjetër, të dëmtuarit N.B.

Sipas aktakuzës, me rastin e marrjes në pyetje të të dëmtuarit N.B në zyrën e Teuta Mulliqit, pasi që i njëjti kishte kërkuar që t’i sqarohet se për çfarë arsye është ftuar dhe duke iu thënë që nuk dëshiron të japë deklaratë pa prezencën e avokatit, nuk iu kanë lexuar të drejtat e tij, ndërsa të akuzuarit kanë filluar t’i bëjnë presion dhe dhunë fizike që të japë deklaratë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Mehmeti i ka thënë: “cilin avokat po e do, Tomën apo Rrecaj, çfarë filozofi je ti, mësuesit si ti na kanë sjellë këtu ku jemi tani”. Ndërsa, përreth një orë nuk iu është siguruar avokati.

Gjithnjë sipas aktit akuzues, i pandehuri Rrustem Mehmeti dy herë e kishte goditur në pjesën e qafës pas kokës, duke kryer dhunë fizike, ndërsa e pandehura Teuta me këtë rast në mënyrë ironike kishte qeshur.

Tutje, thuhet se polici Rrustem ia kishte vendosur shufrën tek goja dhe i kishte thënë që do t’ia thyej dhëmbët apo eshtrat, ndërsa tërë ngjarjen i dëmtuari N.B. e ka incizuar me telefon mobil.

Prandaj, me këtë akuzoheshin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195, par.1 i KPRK-së, në lidhje me nenin 31 të KPRK-së.

Etiketat: Gjykata e ApelitProkuroria Themelore në Mitrovicëzyrtari policor
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Arres_tohet dhe supendohet zyrtari policor

Zyrtari policor gjen para në rrugë, ia kthen pronarit

8 muaj më parë
Apeli konfirmon ak*takuzën për korrupsion ndaj Vesel Krasniqit dhe Endrit Shalës

Apeli konfirmon ak*takuzën për korrupsion ndaj Vesel Krasniqit dhe Endrit Shalës

9 muaj më parë
19 vjet burgim për dy të akuzuarit që vranë Lulzim Fejzullahun

Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe Jahir Demakun

1 vit më parë
Apeli ua vërteton dënimin me burg dhe gjobë pesë të akuzuarve për mashtrimin e 176 blerësve të banesave

Gjykata e Apelit e lë në paraburgim Naser Hafizin

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH