Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve që këtë parti e vendosin në vendin e tretë, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Gashi ka thënë se ky rezultat nuk mund të injorohet, derisa kërkohet reflektim i përgjegjshëm.
“Kur votuesit flasin, rezultati nuk mund të injorohet. Kërkohet reflektim dhe veprim i përgjegjshëm”, ka thënë Gashi në reagimin e tij.
Ndryshe, në bazë të rezultateve të para nga KQZ e po ashtu edhe nga ex-it pollet LDK-ja doli e treta me rreth 16 % të votave.


























