Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka lajmëruar se ka zhvilluar takim me zëvendës-ambasadorin Alexander Titolo në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, transmeton Kosova Post.
“Diskutuam për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe sfidat e Komunës së Preshevës, duke prezantuar një dokument mbi çështje si moszbatimi i marrëveshjeve, mosnjohja e diplomave nga Kosova, pasivizimi i adresave, nënpërfaqësimi në institucione, sfidat në arsim dhe zhvillim ekonomik, si dhe shqetësimet rreth shërbimit të detyrueshëm ushtarak, konkursit për zjarrfikës dhe gjendjes së infrastrukturës në Shkollën Fillore ‘Prof. Ibrahim Kelmendi’”, ka thënë kryetarja Sinani.
Në fund ajo tha se falënderon popullin amerikan dhe Ambasadën e SHBA-së për mbështetjen dhe vëmendjen e vazhdueshme ndaj këtyre çështjeve.


























