Këshilltarja Politike e Kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, ka thënë se kanë kaluar 2 ditë nga lajmi se Serbia ka bërë shkurtime buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar këtë vit, përcjell KosovaPost.
Sipas saj, nuk ka pasur asnjë reagim ndërkombëtar lidhur me këtë çështje.
“Kanë kaluar 2 ditë nga lajmi se Serbia ka bërë shkurtime buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptar këtë vit, pavarësisht pritshmërive të drejta për rritjen e buxhetit për shkak të rezultatit të regjistrimit të ’22. Megjithatë, asnjë reagim ndërkombëtar. Siç thuhet, heshtja është shurdhuese!”, ka shkruar ajo në platformën X.