Agjencia e Tehranit bëri të ditur se i ka përcjellë përgjigjen e saj Shteteve të Bashkuara përmes Pakistanit, i cili konsiderohet një ndërmjetës kyç në këtë proces.
“Ne nuk do të pranojmë thjesht një armëpushim,” deklaroi Mojtaba Ferdousi Pour, kreu i misionit diplomatik iranian në Kajro, në një intervistë për Associated Press të hënën.
“Ne pranojmë vetëm përfundimin e luftës, të shoqëruar me garanci se nuk do të sulmohemi më.”
Kjo përgjigje vjen përpara afatit të vendosur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, për nisjen e bombardimeve ndaj infrastrukturës energjetike dhe objekteve të tjera strategjike në Iran./euronews


























