Policia e Kosovës ka njoftuar se në rajonin e Prishtinës në dy raste kanë arrestuar 4 persona dhe iu kanë sekuestruar 3 armë zjarri. Të njëjtit pas një mosmarrëveshje në një lokal kanë ekspozuar armët.
Njëri rast ka qenë në komunën e Podujevës, ndërsa tjetri në Miradi e ulët Fushë Kosovë.
Ndërkaq, personat e arrestuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Sot nga zyrtarët policor në dy raste të ndara, janë arrestuar 4 persona të dyshuar për kanosje dhe janë sekuestruar tri armë zjarri. Sekuestrimi i armëve është kryer në dy raste dhe lokacione të ndryshme.
– Sot në një lokal në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, nga njësite të stacionit policor, pas një mosmarrëveshje dhe ekspozimit të armëve, është arrestuar një person i dyshuar për veprën kanosje, si dhe i është sekuestruar një armë zjarri e tipit Zoraki dhe një karikator.
Po ashtu në të njëjtin lokal, është sekuestruar edhe një armë e tipit TT me një karikatorë dhe 6 fishekë, përderisa dyshuari (i identifikuar nga ana e policisë), ndodhet në arrati.
Ndërsa rasti i dytë i cilësuar si kanosje ka ndodhë me datën 03.01.2023, në fshatin Miradi e ulët – Fushë Kosovë.
Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar tre persona të dyshuar.
Sot me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kryer kontrolli në shtëpinë e personave të dyshuar dhe objekte përcjellëse, ku policia ka arrestuar tre personat e dyshuar dhe ka sekuestruar: -një armë zjarri Ak-47, 3 karikatorë, 2 fishekë etj”, thuhet në njoftimin e PK-së.