Është arrestuar politikani serb, Aleksander Arsenijeviq i cili dyshohet se i njëjti është arrestuar për mos respektim të urdhërave të Policisë së Kosovës.
Kështu ka bërë të ditur për tëvë1.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, i cili ka thënë se i njëjti do të dërgohet për investim.
“Aleksander Arsenijeviq është arrestuar për mos respektim të urdhërave të Policisë së Kosovës, i njëjti do të dergohet për intervistim”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, ai dyshohet se ka shkuar me një grup qytetarësh tek tavolina e një kafeterie, ku ka qëndruar ministri Sveçla.
“Arrestohet Aleksander Arsenijeviq në veri të Mitrovicës, pasi që i njëjti me një grup qytetarësh ka shkuar tek tavolina e një kafeterie ku po qëndronte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla”, ka deklaruar Elshani.