Policia e Kosovës njofton se me datën 04.08.2024 ka arrestuar në Prishtinë personin e dyshuar për përfshirje në prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara.
Në njoftim bëhet e ditur se ky operacion policor i suksesshëm i kapjes së këtij falsifikatori që dyshohet se gjatë dy vjetëve të fundit ka prodhuar qindra mijëra monedha 2-euroshe, rezultoi pas bashkëpunimit të autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga EUROPOL dhe EUROJUST.