Një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që e njëjta dyshohet se ka trafikuar me njerëz.
Në raportin ditor është bërë e ditur se në këtë rast është identifikuar një grua, e cila dyshohet se ka qenë viktimë e trafikimit.
Ndërkohë, e dyshuara, shtetase e Shqipërisë është arrestuar në Prishtinë, ku me vendim të prokurori është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale të cekur si dhe është identifikuar një viktimë e supozuar e trafikimit. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte”, thuhet në njoftim./t