Policia e Kosovës ka njoftuar se më 22.09.2025 ka arrestuar një të dyshuar për një grabitje që kishte ndodhur me datën 17.07.2025, rreth orës 01:15, në fshatin Carrabreg i Epërm në Deçan.
Sipas njoftimit, dy persona tё dyshuar kishin grabitur nga çanta e një personi mjete monetare nё shumёn prej 20 mijё e 450 euro, tё cilat viktima e rastit i kishte kursime jetёsore.Të dyshuarit ishin larguar nё drejtim tё panjohur.
“Pas një pune intensive të hetuesve rajonal, me datën 22.09.2025, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë njё tё dyshuar”- thuhet në njoftimin e lëshuar më 22.09.2025. Personi i dyshuar me vendim tё prokurorit tё Shtetit ёshtё ndaluar për 48 orë.


























