Partia Socialdemokrate (PSD) ka njoftuar se është arrestuar Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Nol Nushi.
PSD la njoftuar se Nushi është ndaluar nga policia në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.
“Noli çdo ditë është në Prishtinë, banesë e zyrë. Si u bë që gjetën kufirin për ta penguar e arrestuar? Nga kush ky urdhër? Ky stil arrestimi ka veç një shpjegim: lodhja e aktivistëve. Kjo metodë përherë këtë funksion ka pasur. Nuk bëhet fjalë për këmbënguljen e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PSD-së, transmeton KosovaPost.