Sot, zyrtarët policorë nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale grabitje, e cila kishte ndodhur më datë 10.11.2025, në rrugën “Halil Alidemaj”, në Prishtinë.
Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme operative-hetimore, zyrtarët policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin H. Sh, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit po punojnë për arrestimin e dy personave të tjerë të dyshuar po për të njejtin rast”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPost.


























