Një shtetas serb është ndaluar dhe arrestuar në fshatin Jashanicë të Leposaviqit pasi dyshohet se ka hyrë në Kosovë në mënyrë të paligjshme.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë patrullimit, njësia policore ka ndaluar automjetin e të dyshuarit, i cili dyshohet se ka kaluar kufirin nga Serbia në territorin e Kosovës pa dokumentacion të rregullt.
I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.
“Gjatë patrullimit nga njësia policore është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, i cili me automjetin e tij dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin nga R. Serbisë në Republikën e Kosovës. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e ditor të PK-së


























