Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka siguruar trajtimin pa pagesë në Turqi për pacienten 13-vjeçare, e cila ka pësuar djegie të renda trupore, si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit në Kçiq të Mitrovicës.
Sipas njoftimit të MSH-së, kjo është arritur përmes një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë në Turqi.
Sipas informatave nga spitali turk, vajza 13-vjeçare ka filluar të marrë trajtimin e nevojshëm dhe ministria i ka uruar shërim sa më të shpejt.