Skuadra e Mikel Artetas ka fituar ndaj skuadrës së Aro Muriçit, për t’u ngjitur kështu në pozitën e dytë në tabelën e Premier Ligës angleze.
Me vetëm një gol të shënuar në minutën e 23-të nga Havertz, Arsenali arriti një trepikësh të vlefshëm në garën për titull.
“Topçinjtë” tani zënë vendin e dytë me 36 pikë, 6 larg liderit të tabelës, Liverpool, të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.
E Ipswich Townit të portierit të kombëtares së Kosovës, Aro Muriç, nuk po i këndohet këngë e mirë.
Ata janë në vendin e 19 me vetëm 12 pikë të grumbulluara nga 18 ndeshje.