Shiu i rrëmbyeshëm në fundjavën që e lamë pas, bëri që ndonëse pa lum, Prishtina të vërshohej nga të gjitha anët, e këto reshje duket se e zunë në befasi, pushtetin lokal.
Shkak për këtë po del të jetë puna e paktë në problemet esenciale të prishtinasve si ajo e rrjetit të kanalizimit, ujëmbledhëseve, mirëmbajtjes së pusetave dhe të ngjashme, kundrejt milionave për shërbimin e arkitektit.
Pavarësisht faktit që kryeqendrës së vendit iu shkaktuan dëme si pasojë e vërshimeve, komunarët me këmbëngulje thonë që faji ishte te reshjet dhe jo te ata e te mosmirëmbajtja. Nga opozita në Prishtinë, kërkojnë zgjimin nga gjumi të pozitës dhe që të flasin me punë e jo me vizatime.
Në krejt këtë hallakamë, nga komuna thanë që do të kompensohen të dëmtuarit të cilët pësuan nga reshjet e fundit./Klankosova.tv