Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, i ka reaguar Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të dalë me kërkimfalje publike për një deklarim të tij në “Kallxo.com” i cili ka thënë se asamblistët e VV-së kanë qenë kundër nismës që pretendohet të realizojë “mësim gjithëditor” duke deklaruar se VV ka thënë “është për nëna dembelica”.
“Nëse z.Abdixhiku nuk kërkon falje publike për këtë deklarim të pavërtetë, Grupi i Asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! – të Kuvendit Komunal të Prishtinës, do të bëj Padi për shpifje”, la shkruar Sveçla