Është gabuar kushdo që ka menduar se goli i Jasir Asanit ndaj Polonisë është kulmi. Në ndeshjen kundër Çekisë futbollisti nga Shkupi e ka shënuar një tjetër gol po aq të bukur apo edhe më të bukur.
Kjo ka ndodhur në minutën e dhjetë, kur me një gjuajtje nga jashtë zonës e ka kaluar Shqipërinë bë epërsi kundër Çekisë.
Sidoqoftë ka edhe shumë minuta lojë dhe asgjë nuk ka përfunduar në ndeshjen e dy kryesuesve të grupit.


























