Asistentja në Parlamentin Evropian (PE), Federica Woelk, ka publikuar një projeksion mbi perspektivën e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian (BE).
Në tabelën e publikuar nga ajo është vlerësuar së Kosovës i duhen 62 vjet për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa Serbisë 40 vjet.
Rezultatet e këtij projeksioni janë bazuar në vlerësimet e Komisionit Evropian për gatishmërinë e vendeve për t’i miratuar detyrimet e anëtarësimit në BE.