Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat për Bruto Produktin Vendor në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2025, sipas aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve. Të dhënat tregojnë se BPV-ja ka shënuar rritje reale prej 4.58% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Sipas raportit të ASK-së thotë se këto të dhëna pasqyrojnë një performancë pozitive të ekonomisë së Kosovës në tremujorin e dytë të këtij viti.
Sipas ASK-së, rritje kanë shënuar disa sektorë kyç të ekonomisë, përfshirë:
Aktivitetet financiare dhe të sigurimit (8.79%),
Aktivitetet profesionale, teknike dhe të shërbimeve administrative (4.27%),
Ndërtimtaria (4.15%),
Industria përpunuese (3.34%),
Tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimet ushqimore (3.62%),
Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (2.98%),
Informacioni dhe komunikimi (2.38%),
Aktivitetet e pasurive të paluajtshme (0.44%).
Në anën tjetër, rënie u regjistrua tek industria nxjerrëse, energjia elektrike, gazi, furnizimi me ujë dhe menaxhimi i mbeturinave, me një tkurrje prej -6.79%.
Nga ana e shpenzimeve, rritjen e BPV-së e kanë ndikuar:
Eksporti i mallrave dhe shërbimeve (10.42%),
Importi i mallrave dhe shërbimeve (13.23%),
Formimi i bruto kapitalit (10.99%),
Konsumi final i ekonomive familjare dhe i institucioneve jofitimprurëse që i shërbejnë ekonomive shtëpiake (3.91%).
ASK thekson se këto të dhëna pasqyrojnë një performancë pozitive të ekonomisë së Kosovës në tremujorin e dytë të këtij viti, me rritje të dukshme në sektorët e shërbimeve dhe investimeve.


























