Emergjenca në krahun e majtë është shqetësimi kryesor i Simone Inzaghit përpara ndeshjes së nesërme kundër Feyenoordit. Holandezët vijnë në këtë përballje me pesëmbëdhjetë mungesa, por edhe Interi ka problemet e veta:
“Nuk do të flisja vetëm për Dimarco-n, por edhe për emra si Zaleëski, Carlos Augusto dhe Darmian,” tha Inzaghi në konferencën për shtyp. “Mungojnë të katër lojtarët që mund të luajnë në të majtë.”
Acerbi ose Bastoni në të majtë?
Inzaghi mbajti të hapur dyshimet në konferencë, por është e qartë që Acerbi nuk mund të luajë si anësor në 3-5-2. Kjo detyrë do t’i takojë Bastonit.
Dyshime në mesfushë dhe sulm
Paqartësia kryesore është në mesfushë: Asllani dhe Zielinski pritet të zëvendësojnë Calhanoglu dhe Mkhitaryan. Arsye të ndryshme: turku ka luajtur për muaj me dhimbje dhe mund të pushojë në një ndeshje të rëndësishme, por jo vendimtare. Armeni, nga ana tjetër, është i vetmi opsion rezervë për krahun e majtë.
Dilema në sulm: Njëri mes Thuram dhe Lautaros mund të pushojë. Për Taremin duhet marrë parasysh edhe agjërimi i Ramazanit, i cili prek pesë lojtarë të Feyenoordit. Arnautovic dhe Correa do të ishin surpriza nëse aktivizohen.
Formacioni i mundshëm i Interit (3-5-2)
Martinez; Pavard, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Asllani, Zielinski, Bastoni; Thuram, Lautaro.s,n.