Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani, të martën në një konferencën për media, ka folur para duelit me Anglinë.
Kuqezinjtë më 21 mars në ‘Wembley’ kundër ‘Tre Luanëve’ do të nisin aventurën për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Asllani thotë se ekip shqiptar do të jep maksimumin për të marrë rezultat pozitiv në duel me anglezët.
“Unë jam këtu për të luajtur për skuadrën dhe jap gjithçka për ekipin. Jemi stërvitur ditën e djeshme, do të stërvitemi edhe ditët e ardhshme. Jemi të foksuar për këtë përballje. Do të luajmë me shpirt dhe zemër. Anglia është një kundërshtar i fortë dhe ne e dimë se ata do të kenë edhe zotërimin e topit. Por ne do të luftojmë dhe do të shkojmë atje për rezultat pozitiv”, ka thënë Asllani.
“Ndeshja fillin 0-0 dhe ne do të japim gjithçka për të marrë rezultat pozitiv. Do të hyjmë në fushë vetëm për fitoren”, ka pohuar mesfushori i Interit.
Ai është i bindur se nuk do të mungojë përkrahje e tifozëve për skuadrën kuqezi.
Shqipëria tri ditë pas ndeshjes me Anglinë, do të përballet me Andorrën, një tjetër ndeshje për kualifikueset e Botërorit 2026. rtk.