Disa nga ne, bëhemi nervoz kur e dëgjojmë dikë duke u përtypur, apo duke gërryer tavolinën me thonj. Por, a ju vënë këta zëra në panik, siklet – apo aq të mllefosur, sa të lëndoni dikë fizikisht?
Këta mund të jenë zëra gjatë ngrënies (përpirja, përtypja, shpëlarja e gojës me lëng), fërshëllima, takat në dysheme, frymëmarrja e rëndë dhe shtypja në tastierë, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e këtyre tingujve, ata që vuajnë nga mizofonia, mërziten shpejtë, irritohen apo bëjnë edhe veprime të papritshme.
Shërimi i kësaj sëmundjeje, mund të bëhet përmes vizitave tek psikologu, meqenëse e tëra është tek truri, e jo te shqisa e mirë e të dëgjuarit.
Kjo sëmundje, nuk është e lindur apo e trashëguar, por zhvillohet në adoleshencën e hershme.

Mizofonia është një fjalë që rrjedh nga greqishtja e lashtë dhe do të thotë “urrejtje ndaj tingullit”. E njohur gjithashtu si sindroma e ndjeshmërisë selektive, është një anomali e mirëfilltë e trurit me simptoma psikologjike dhe fiziologjike.
Në një studim të fundit, skanimet me MRI treguan një ndryshim të dukshëm në strukturën e trurit të atyre që kanë mizofoni dhe në mënyrën e reagimit të trurit të tyre kur dëgjojnë tinguj të përsëritur.


























