Është arrestuar i dyshuari për atentatin që ndodhi sot ndaj një zyrtari policor në Pejë.
Atij i është sekuestruar edhe arma që dyshohet se ishte përdorur në rast.
Ai dyshohet për dy vepra penale “Vrasje e Rёndё nё Tentativë” dhe “ Mbajtje nё Pronësi, Kontroll ose Posedim i Paautorizuar i Armëve”.
Kjo u bë e ditur Drejtoria e Policisë në Pejë përmes një komunikate.
“Stafi menagjues i Drejtorisё Rajonale tё Policisё nё Pejё, hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime, Hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, Njёsia pёr reagim tё shpejtё dhe njësi tjera përkatëse, janё vёnё nё kërkim tё personit tё dyshuar, pas njё pune intensive operativo-hetimore, mes tjerash janё realizuar tri bastisje nё lokacione tё ndyshme. Rreth orёs 18:25, ёshtё arritur te arrestohet i dyshuari i këtij rasti, ёshtё sekuestruar arma e cila dyshohet qё ёshtё përdor nё rast, po ashtu ёshtё sekuestruar edhe vetura e cila ёshtё përdorur nё rast”, thuhet në njoftim.
“Tё gjitha veprimet janё marrё ne koordinim me Prokurorin e shtetit, i dyshuari pas intervistimit me vendim te Prokurorit tё shëtit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48-orё, ndërsa rasti cilësohet “Vrasje e Rёndё nё Tentativë” dhe “ Mbajtje nё Pronësi, Kontroll ose Posedim i Paautorizuar i Armëve”.
Lidhur me rastin më herët ka raportuar edhe Klankosova.tv
Si ndodhi atentati në Pejë?
Sot me datё 17.12.2024, rreth orёs 16:03, deri sa zyrtari Policor ishte duke kaluar zebrat nё rrugёn “ Mbreteresha Teutё”, “Përball Policisё”, ka ardhur njё veturё me targa vendore, duke tentuar ta godas me automjet zyrtarin Policor, zyrtari Policor iu ёshtё shmangur goditjes nga kjo veturë, i dyshuari gjatё levizjёs nga dritarja e automjetit ka shtёnё me armё zjarri dy herё nё drejtim tё zyrtarit Policor, mirëpo fatmirësisht zyrtari Policor nuk ёshtё lënduar nga kёto tё shtёna.
Personi i dyshuar ёshtё larguar me shpejtёsi tё madhe me veturёn ne fjalё.
Policia menjëherë ka reaguar mes tjerash ka bёrё sigurimin e vendit tё ngjarjёs, aty janё gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja tё kalibrit 7.65mm.