Athina është përfshirë sërish në tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Persona të paidentifikuar kanë sulmuar forcat e Policisë Helenike në sheshin Sintagma, ndërsa i kanë vënë flakën kazanëve të plehrave.

Forcat e policisë kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Episodet u përhapën në Othonos dhe Amalias. Personat me kapuç hodhën koktej molotovi ndaj forcave të policisë.

Sipas informacioneve, Policia greke deri më tani ka bërë 32 arrestime.
Protestat të cilat nisën disa ditë më parë zhvillohen në lidhje me tragjedinë në Tempi të ndodhur dy vite më parë ku si pasojë e përplasjes së trenave u vranë 57 persona.


























