Kohë pritjeje tepër të gjata, qumësht pluhur, mungesë mishi dhe vezësh, porcione që janë shumë të vogla dhe ndonjëherë lënë diçka për të dëshiruar.
Kritikat e atletëve kundër vakteve të servirura në mega-restorantin e fshatit olimpik të Parisit 2024 vazhdojnë të pandërprera, duke përfshirë edhe yje të tillë si gjimnastja amerikane Simone Biles.
Menaxhuar nga Sodexo Live, një degë e gjigantit të mensës Sodexo, mensa e sportistëve, i ashtuquajturi ‘restoranti më i madh në botë’, hapi dyert e saj më 18 korrik, me 3,300 vende dhe 40,000 porcione të shërbyera çdo ditë për mbi 10,000 banorë të fshatit olimpik në Seine-Saint-Denis, në veri të Parisit. rtsh.