Deputeti Haxhi Avdyli, i ka reaguar Donika Gërvallës, bashkëkryetares së partisë “Guxo”, foli edhe dorëheqjen e këtij të fundit nga të gjitha pozitat në parti.
Avdyli thekson se dorëheqja nuk pengon pjesëmarrjen e tij si deputet dhe se në Kuvend nuk ekziston grup VV-Guxo-A, por vetëm grupi parlamentar i Vetëvendosjes, transmeton Klankosova.tv.
Ai tha se me Vjosa Osmani themeluan Guxo-n, dhe se dorëheqja nuk e largon nga grupi parlamentar i VV-së.
“Për Donika Gërvalla-Schwarz e cila akoma nuk arriti të lexoi drejt aktin e dorëheqjes time nga funksionet në Guxo. Dhe pse kjo dorëheqje nuk është pengesë të jem pjesë e grupit parlamentar të #vetevendosje deri në përfundim të mandatit”, tha Avdyli transmeton Klankosova.tv.


























