Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts në një deklarim për mediat në Hagë aty ku po zhvillohet gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, ka folur këtë proces ndaj klientit të tij në Gjykatën Speciale. Ai theksoi se akuzat ndaj Selimit të paraqitura nga prokuroria kanë boshllëqe.
“Mendoj se rasti i prokurorisë ishte, siç thashë në fillim, kishte shqetësime që kam shprehur për këtë rast. Këto shqetësime nuk janë zbutur nga rasti. Në fakt, jam po aq i sigurt në ato boshllëqe dhe ato probleme sa isha në fillim. Mendoj se mënyra se si është paraqitur rasti ka qenë nganjëherë e paqartë. Dhe kjo ka qenë një çështje e ngritur në gjykimin në një nga konferencat statusore. Se nuk është paraqitur gjithmonë në një mënyrë koherente dhe të qëndrueshme. Dhe kështu, nëse përdorni fjalën e dobët ose ndonjë fjalë tjetër, ka probleme me këtë rast të cilat ne jemi të sigurt që do të rezultojnë, siç thashë, në një rezultat pozitiv. Po, mendoj se një nga çështjet më të mëdha që do të doja të ngrija është sasia e provave që është paraqitur në këtë rast në format shkrimi. Sigurisht, nëse një dëshmitar është aty në gjykatë, mund ta pyetni dhe ta sfidoni. Nëse deklarata vjen, nuk mund ta përball t’i bësh pyetje një cope letër. Dhe kështu, kjo është një çështje që mendoj se duhet adresuar. Dhe sa peshë duhet t’i jepet atyre dëshmive që nuk janë paraqitur drejtpërdrejt nga individët, kjo do të jetë një pyetje për gjykatësit qe ta përcaktojnë në kohën e duhur”, tha ai.
Duke iu referuar dëshmitarëve të mbrojtur dhe seancave private, mbrojtja e Selimit theksoi se janë të kufizuar të flasin por se sipas tyre shumë pak i referohen drejtpërdrejt Selimit.
“Nuk mund të përmend, natyrisht, atë që është thënë në seancat private nga ndonjë dëshmitar. Keni të drejtë që akuzat lidhen me një ndërmarrje të përbashkët kriminale dhe ka shumë pak që i referohen drejtpërdrejt zotëri Selimit, por nuk mund, më vjen keq, të komentoj akuzat apo provat individuale që janë dhënë në seancat private”, tha mbrojtja e Selimit para gazetarëve.
Tashmë kur fjala do t’I jepet mbrojtjes, avokati i Selimit theksoi se ende nuk kanë ndonjë vendim nëse do të thërrasin dëshmitarë.
“Momentalisht nuk kemi marrë ndonjë vendim nëse do të kemi nevojë të thërrasim dëshmitarë të mbrojtjes, nëse po, sa dëshmitarë do të nevojiten ose kush do të jenë ata. Siç e dini, ky është një proces kundërshtues, barra bie mbi prokurorinë për të provuar akuzat përtej çdo dyshimi të arsyeshëm dhe kemi këtë proces fillimisht, procesin e Rregullës 130, ku do të kundërshtojmë akuzat dhe të kërkojmë gjykatës që të tërheqin disa ose të gjitha ato akuzat. Vetëm pasi të ketë marrë një vendim gjykata, ne do të mund të marrim një vendim nëse kemi nevojë të thërrasim dëshmitarë të mbrojtjes dhe nëse po, kush dhe sa dëshmitarë”, tha ai.
Sa i përket qëndrimit në paraburgim të Selimit, mbrojtja shpresojnë se do të shohin ndryshim deri në fund të rastit të prokurorisë “Sigurisht, është diçka që shpresojmë se do të shohim një ndryshim deri në fund të rastit të prokurorisë, kjo është një çështje me panelin e gjyqtarëve, kjo është për ata të vendosin. Sigurisht, në fund të rastit të prokurorisë, kur nuk ka më dëshmitarë të prokurorisë, ne do të sugjeronim që ky të ishte një ndryshim rrethanash që mund të çojë në një ndryshim regjimi, por i takon panelit që të vendosë”, u shpreh avokati.