Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vr@sjen në Gjakovë

    Fragmente r@ketash bien pranë parlamentit dhe zyrës së Netanyahut në Kuds

    Belgjika, Holanda dhe Luksemburgu i shtohen KFOR-it si shtete kontribuese me trupa ushtarake në Kosovë

    KFOR-i prezanton kapacitetet kundër dronëve në kampin Bondsteel

    Kontrolli i trafikut nga policia me motoçikleta, bëhet thirrje për kujdes

    Ministri Maqedonci: Vizita e shefit të CIA-s në Kosovë, për të frenuar ndikimin rus në Ballkan

    Maqedonci: Raketat kineze të blera nga Serbia janë kërcënim për Ballkanin

    Hamza takon bizneset në Shtime: Korporatat lirohen 5 deri në 10 vite nga tatimi në fitim

    Hamza nënshkruan peticionin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

    SHBA lejon cisternat iraniane të kalojnë në Ngushticën e Hormuzit për të ruajtur furnizimin global

    Më e vlefshme se 1000 muaj/ Çfarë duhet të dini për Natën e Kadrit dhe rëndësinë e saj

    Gjykata në Prishtinë cakton seancat për rastin kundër Grujica Veljoviq, gjykimi zhvillohet në mungesë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Baerbock optimiste se do te ketë një zgjidhje për CEFTA-n

02 Tetor 2024, 7:54
në Botë
Baerbock optimiste se do te ketë një zgjidhje për CEFTA-n
Share on FacebookShare on Twitter

Tensionet e vazhdueshme mes Kosovës dhe Serbisë mbeten sfida kryesore për Procesin e Berlinit, por ministrja gjermane e jashtme, Annalena Baerbock u tregua optimiste se deri në samit do të ketë një zgjidhje

Fokusi i konferencës përgatitore të ministrave të jashtëm të Procesit të Berlinit, të martën, 1 tetor, në Berlin, ishte bashkëpunimi në fushën arsimit, ekonomisë dhe politikës. Në një deklaratë përfundimtare ministrat ranë dakord për katër pika kryesore: njohjen reciproke të diplomave universitare, harmonizimin e politikave të investimeve me standardet e BE-së, inkurajimin e partneritetit në fushën e kërkimit dhe inovacionit, si dhe përmirësimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Marrëveshjet priten të finalizohen në samitin e Procesit të Berlinit, më 14 tetor, nën drejtimin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

CEFTA ende jashtë agjendës

Projekti kryesor i samitit, marrëveshja e shumëpritur e tregtisë së lirë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, e njohur ndryshe si CEFTA e re, nuk ishte pjesë e deklaratës. Shkak janë mosmarrëveshjet ende të pazgjidhura me Kosovën. Ministrja gjermane e punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, sikurse edhe më parë, në takimin e ministrave të ekonomisë zëvendëskancelari gjerman, Robert Habeck, vijojnë të jenë optimistë se do të gjendet një zgjidhje. Baerbock tha se është me rëndësi, që në këtë dhjetëvjetor të Procesit të Berlinit të arrihet marrëveshja e CEFTA-s. “Ne po punojmë me përkushtim të madh që në samitin e ardhshëm të krerëve të shteteve dhe qeverive pas dy javësh të mos festohet vetëm 10-vjetori i Procesit të Berlinit, por që të arrihet një gur kilometrik i rëndësishëm, jo vetëm në drejtim të integrimit evropian, por veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Deri atëherë, ka ende disa gjëra për të bërë. Por është e qartë për të gjithë se marrëveshja rajonale e tregtisë së lirë CEFTA nuk nënkupton vetëm një integrim ekonomik më të fortë dhe një treg rajonal të përbashkët, por që nga kjo përfitojnë në mënyrë konkrete si njerëzit, ashtu edhe kompanitë”, tha Baerbock në një prononcim për median.

Pjesëmarrja e Kosovës në CEFTA varet nga heqja e bllokadës ndaj produkteve serbe, bllokadë e cila bie ndesh me parimet e tregtisë së lirë. Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, u tregua optimiste se do të gjendet një zgjidhje deri më 14 tetor, por nuk mund të jepte më shumë detaje. Më parë një sërë ministrash pjesëmarrës në takim kishin kërkuar si nga Kosova ashtu edhe Serbia më shumë gatishmëri për kompromis. Ministri i Jashtëm i Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konaković, theksoi rëndësinë e zhvillimit të CEFTA-s në për të frenuar largimin e trurit nga Ballkani Perëndimor. Ai tha se shpreson që “liderët e Kosovës dhe Serbisë do ta kuptojnë këtë prioritet për të krijuar mundësi më të mira për të rinjtë në rajon”.

Baerbock për Serbinë: Jo në dy karrige

Donika Gërvalla nga ana e saj tërhoqi vëmendjen për rreziqet që vijnë në rajon për shkak të marrëdhënieve të ngushta të Serbisë me Rusinë. “Zëvendëskryeministri i Serbisë u takua së fundmi në Rusi me Putinin, prej të cilit mori udhëzime dhe theksoi se Rusia është një partner strategjik i Serbisë. Vulin theksoi qartë se Serbia nuk do të kërkojë anëtarësimin në NATO apo afrimin me Perëndimin. Për më tepër, Aleksandër Vulin vendosi lule në varrin e vrasësit masiv, Josef Stalin. Është e qartë se ne duhet të angazhohemi në dialog, por nuk duhet të jemi të verbër ndaj rreziqeve që po shtohen gjithnjë e më shumë në rajonin tonë”, tha Gërvalla.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, e pyetur për këtë rrezik të mundshëm nga Serbia tha se “është vendimtare që të mos qëndrosh në dy karrige njëkohësisht. Kushdo që dëshiron në Bashkimin Evropian, duhet të bëjë një zgjedhje të qartë për vlerat tona dhe për rendin paqësor evropian.”

Procesi i Berlinit mbush dhjetë vjet

Procesi i Berlinit, i iniciuar në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane Angela Merkel feston këtë vit 10-vjetorin e krijimit. Synimi i tij është forcimi i bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimin e procesit të tyre të integrimit në Bashkimin Evropian. Vendet pjesëmarrëse përfshijnë Shqipërinë, Bosnje dhe Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Serbinë, si edhe shumë vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian dhe Britania e Madhe. Ndër arritjet kryesore të procesit janë heqja graduale e tarifave të roaming-ut, njohja e diplomave dhe krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, që synon rritjen e integrimit ekonomik dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes vendeve pjesëmarrëse.DW.

Etiketat: Annalena BaerbockCEFTAProcesi i Berlimit
ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Gjermania rihap ambasadën e saj në Siri pas mbylljes 13-vjeçare

12 muaj më parë
Gjermania do nominojë kryediplomaten Baerbock në një rol në OKB

Baerbock: CEFTA, mundësi e madhe bashkëpunimit ekonomik në Ballkan

Ministrja e Jashtme gjermane thotë se Evropa do ta mbështesë ekonominë e Sirisë

12 muaj më parë
Baerbock ia kthen shpinën Scholzit: Ai po sakrifikon paqen për disa vota

1 vit më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH