Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, me deklaratën e mbrëmshme për heqje të vijave të kuqe ndaj të gjitha partive politike, ka ngjallur debat të gjerë në opinion.
Në këtë çështje, opinionisti politik, Labinot Balaj, ka thënë se një bashkëpunim i mundshëm mes LVV-së dhe Nismës, do të nënkuptonte fuzionim të dy subjekteve të përafërta ideologjikisht.
“Kur jemi te bashkëpunimi i mundshëm i LVV-së me Nismën, nëse e marrim si të mirëqenë ofertën e zotërit Limaj, ndonëse shqeto nuk e bëri në drejtim të VV-së, u aludua se ishte ofertë ndaj zotit Kurti ose ndaj kujtdo që mund ta bëj një qeveri të re. Nëse e marrim si të mirëqenë, në skenarin më optimist do të mund të thoshim se po fuzionohen dy subjekte që vijnë nga një përkatësi e njëjtë ideologjike. Nëse jo të njëjta, të përafërta – dy parti të majta, nominalisht janë të tilla”, u shpreh Balaj në Rubikon të Klan Kosovës.


























