Opinionisti Labinot Balaj sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me programin e partive politike në vend.
Ai u shpreh se partitë tjera në njëfarë formë po e kopjojnë programin e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Partitë e tjera, krejt çka janë duke bërë, janë duke e replikuar Vetëvendosjen, gjegjësisht boshtin programatik të Vetëvendosjes, me atë që e ka përfaqësuar VV-ja”.
“Nuk po janë kurrë proaktive, vetëm po janë njëfarë trajte e reaksionit ndaj çdo veprimi të VV-së”, u shpreh Balaj.


























