Kreu i Bankës Qendrore Amerikane, Jerome Powell, i ka kthyer përgjigje presidentit Donald Trump, pasi ka kërkuar që të ulet normat e interesit.
Ai tha se ekonomia e ShBA-së është ende solide, duke vënë në dukje se pati punësime të shumta në mars, por pranon se ka pasiguri të konsiderueshme.
Ai aludoi se tarifat e fundit të vendosura nga ShBA-ja mund të shfaqin shqetësime për inflacion.
“Detyrimi ynë është të sigurohemi që një rritje e njëhershme e nivelit të çmimeve të mos bëhet një problem i vazhdueshëm inflacioni”, thotë Powell.
Trump ka nënshkruar një vendim ku u ka vendosur tarifa një numri të madh të shteteve të botës, përfshirë edhe Kosovën me 10%.
I pari i Amerikës kërkoi nga banka amerikane që të ulë numrin e interesit të kredive.