Barcelona raportohet se janë duke konsideruar mundësinë për ta liruar sulmuesin Ansu Fati gjatë afatit kalimtar të janarit.
Klubi është i hapur ndaj ofertave kjo për arsye se duan t’i përshtaten rregullit 1:1 të La Ligas për transferime dhe për faktin që Fati ka pasur vetëm 28 minuta në fushë këtë sezon.
Gjatë afatit kalimtar veror, Barcelona vendosi që ta mbajë Ansun në ekip pasi nuk pati ndonjë ofertë serioze dhe ata nuk arritën që të gjejnë një zëvendësues të tij potencial.
Ky vendim njëherazi tregoi për shpresat e mëdha që drejtuesit e klubit kishin për zhvillimin e tij të mëtejshëm nën urdhrat e teknikut gjerman.
Sidoqoftë kjo nuk ka ndodhur dhe tashmë blaugranasit janë të hapur për largimin e tij gjatë janarit në rast se arrin ndonjë ofertë konkrete