Barcelona ka shënuar fitoren e dytë në këtë sezon të garave në La Ligë.
Katalonasit triumfuan në derbin e javës së dytë në elitën e futbollit spanjoll, duke mundur Athletic Bilbaos-s, me rezultat 2-1, të shtunën.
‘Blaugranat’ e dominuan më lojën, krijuan më shumë raste, e kërkuan më shumë fitoren të cilën e arritën më një gol të Yamal (24’) dhe një gol të Robert Lewandowskit (75’), kurse, golin e vetëm për baskët e realizoi Sancet (42’) nga penalltia.
Pas kësaj fitore, Barça ka gjashtë pikë aq sa ka edhe Celta Vigo në krye të tabelës, derisa Bilabo ka vetëm një pikë në vendin e 15-të.