Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka replikuar me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, pasi kjo e fundit reagoi pas tensioneve të sotme në parlament.
Bardhi, me anë të një postimi në platformën X, shkruan: “Na paska dhënë leksion nga burgu Pëllumb Gjoka përmes zyrës për shtyp të Kuvendit se cili është kuptimi filozofik i “mosbindjes civile”! Mosbindja civile në kuptimin e Pëllumbave në Kuvend është që krimi i organizuar të shpërfill ligjin dhe të mbretërojë në çdo institucion!”.