Shefi i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka thënë se Shqipëria e ka për detyrë që të mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Sipas tij, duhet t’i sigurojë Kosovës njohje të reja nga shtetet e tjera të botës.
“Është detyra jonë e Shqipërisë të amplifikojë zërin e Kosovës në arenën ndërkombëtare për t’i kujtuar botës se pavarësia e Kosovës nuk është e negociueshme, dhe për të mbështetur përpjekjet e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme të përcaktuar nga paqja, siguria dhe mirëqenia e qytetarëve të saj”.
“Kosova është dhe duhet të mbetet me çdo çmim ylli polar i politikës së jashtme së Shqipërisë. Qëllimet e saja nuk duhet të vihen kurrë, nën dyshim nga Republika e Shqipërisë, dhe e vetmja ndërhyrje në politikën e brendshme që Shqipëria ka të drejt të bëjë në Kosovë është shtrirja e dorës për ndihmë, është për mbështetje, veçanërisht për mbështetje për integrime evropiane. Për detyrën tonë në garantimin e njohjeve të reja për Kosovën, duke nisur nga pesë vendet e BE-së”, ka thënë Rama. /Klankosova.tv