Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, aty ku bëhet e ditur se ka gjetur e sekuestruar armë , fishekë, pjesë uniformash e flamuj të Serbisë.
Këto detaje janë dhënë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës që thonë se rasti është duke u hetuar.
“Njësiti policor ka bërë bastisje në një shtëpi të pa banuar në të cilën kanë gjetur dhe sekuestruar: dy armë të gjata, 151 fishekë, disa pjesë përcjellëse të armëve, pjesë të uniformave, si dhe 7 flamuj të Serbisë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.
Ditët e fundit në disa raste të ndara Policia e Kosovës ka gjetur e sekuestruar armatim në vende të ndryshme në veri të Kosovës.


























