Policia dhe Prokuroria, nëpërmjet një komunikate të përbashkët për media kanë njoftuar se po zhvillohet një bastisje në një objekt në qendër të Prishtinës, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit aty dyshohet se janë duke u ofruar shërbime të kundërligjshme mjekësore.
“Për zhvillimet rreth këtij aksioni do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.
Klan Kosova ka raportuar më herët rreth këtij rasti.
Ky objekt i cili gjendet në afërsi të stacionit policor në qendër të kryeqytetit, i cili ishte shfrytëzuar nga serbët.
Kjo zyre kishte shërbyer si OJQ “Qendër për Paqe dhe Tolerancë”.
Ka funksionuar nga viti 202, derisa ka pasur kërkesa për t’u larguar/zhvendosur herë pas here, por ka pasur presion nga ndërkombëtarët që kjo të mos ndodhë.
Klani merr vesh jozyrtarisht drejtori i Policisë ka kërkuar para katër muajsh t’i lirojnë hapësirat.