Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të Ligës së Kampionëve, ku tanimë kemi mësuar dy çerekfinalistët e parë të kësaj gare.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Allianz Arena”, Bayerni e ka mposhtur Lazion 3:0.
Golat për kampionin gjerman i shënuan Harry Kane (minuta e 38’ dhe 66’) dhe Thomas Muller (minuta e 45+2’).
Ndeshjen e parë në “Stadio Olimpico” e fitoi Lazio 1:0, kurse sot Bayerni fiton 3:0, dhe kualifikohet tutje duke eliminuar skuadrën italiane me rezultat të përgjithshëm 3:1.
Ndërkaq, Paris Saint-Germain e ka eliminuar sot Real Sociedadin duke e mposhtur 2:1 në “Reale Arena”. Të dy golat për PSG i shënoi Kylian Mbappe, kurse te Real Sociedadi golin e nderit e shënoi Mikel Merino.
PSG vazhdon tutje me rezultat të përgjithshëm 4:1, pasi fitoi në ndeshjen e parë në “Parc des Princes” me rezultat 2:0.
Bayerni dhe PSG sigurojnë biletat e para të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.