BDI i reagon presidentes, kërkon të respektohen angazhimet ndërkombëtare

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur shqetësimin dhe pakënaqësinë ndaj deklaratave të fundit të presidentes së Maqedonisë së Veriut gjatë pritjes për trupin diplomatik, ku agresioni i paprovokuar dhe i dhunshëm i Rusisë ndaj Ukrainës u përshkrua si “operacion ushtarak”.

BDI-ja thekson se një narrativë e tillë është e papranueshme dhe bie në kundërshtim me qëndrimet e shtetit tonë si anëtar i NATO-s dhe aspirant për integrim evropian.

“Përshkrimi i një agresioni të përgjakshëm që ka shkaktuar vuajtje të pafundme si një “operacion ushtarak” relativizon aktet kriminale dhe mohon realitetin e hidhur që po përjeton populli ukrainas. BDI riafirmon qëndrimin e saj të palëkundur në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe dënon çdo përpjekje për të përdorur gjuhë që i përshtatet propagandës së Kremlinit”, thekson BDI-ja.

Sipas BDI-së, përfaqësuesit e lartë të shtetit duhet të pasqyrojnë qartë dhe me përgjegjësi pozicionin e vendin, duke respektuar angazhimet ndërkombëtare dhe aleancat strategjike.

“I bëjmë thirrje Presidentes të reflektojë mbi përgjegjësinë e saj për të përfaqësuar me dinjitet dhe qartësi interesat dhe vlerat e Maqedonisë së Veriut. Qytetarët  tanë e kanë bërë të qartë se qëndron në anën e paqes, demokracisë dhe drejtësisë ndërkombëtare”, thekson BDI.rtk.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika