Presidenti rus Vladimir Putin filloi të hënën vizitën e tij të parë në një vend anëtar të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) në Mongoli.
Duke zbritur nga avioni në kryeqytetin Ulaan Bator, Putini u përshëndet nga ministri i jashtëm Batmunkh Battsetseg, në vend të presidenti i Mongolisë Ukhnaa Khurelsukh.
Vizita zyrtare vjen në mes të një urdhër-arrestimi ndërkombëtar për arrestimin e tij gati 18 muaj më parë me akuza për krime lufte në Ukrainë.
Thirrjet për arrestimin e Putinit janë shtuar pasi lajmet dolën për vizitën e tij në shtetin anëtar të ICC. Ukraina i bëri thirrje Mongolisë që të arrestojë Putinin dhe ta dorëzojë atë në gjykatën e Hagës.
Ministria e Jashtme e Kievit tha se “shpreson që qeveria mongole do të kuptojë faktin se Vladimir Putin është një kriminel lufte”.
Komisioni Evropian i ka bërë gjithashtu thirrje Mongolisë që të përmbushë detyrimet e saj ndaj GJNP-së dhe të arrestojë Vladimir Putinin.