Këshilli Evropian ka miratuar paketën e 15-të të sanksioneve kundër Rusisë, e cila ishte rënë dakord më parë në nivelin e Komitetit të Përfaqësuesve të Përhershëm (COREPER).
Këtë e tha Këshilli Evropian në një deklaratë për shtyp të postuar në faqen e tij të internetit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
“Rusia vazhdon sulmin e saj brutal kundër Ukrainës dhe popullit ukrainas. Kjo paketë sanksionesh është pjesë e përgjigjes sonë për të dobësuar makinën luftarake të Rusisë dhe atyre që po mundësojnë këtë luftë, duke përfshirë edhe kompanitë kineze. Kjo tregon unitetin e vendeve anëtare të BE-së në vazhdimësinë tonë. Përparësia jonë e menjëhershme është ta vendosim Ukrainën në pozitën më të fortë të mundshme fitojë”, ka thënë përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas.