Këngëtarja shqiptare me famë globale, Bebe Rexha, shumë shpejt do të publikojë albumin e saj më të ri me titull “Bebe”.
Pjesë e albumit, Bebe ka një bashkëpunim me reperin e famshëm amerikan, Snoop Dogg.
Në një video të publikuar në TikTok, Bebe shihet bashkë me reperin, ajo madje shkruan se as nuk i besohet që do të publikojë një këngë me Snoop Dogg, reperin e njohur botëror.


























