Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot do të qëndrojë në Kosovë, ku do të vizitojë Deçanin dhe do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan.
Komuna e Deçanit ka njoftuar se presidenti Begaj do të shpallet “Qytetari Nderi”
“Në ora 11:00 Presidenti Begaj do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Ndërsa në ora 12:00 Presidenti Begaj do të shpallet “QYTETAR NDERI” i Komunës së Deçanit, në sallën e Kuvendit të Komunës”, thuhet tutje në njoftim.
Ndërkaq, nesër Begajt pritet t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” edhe nga komuna e Drenasit.