Anulimi i fluturimeve shkakton shpesh pakënaqësi të udhëtarëve të cilët reagojnë në mënyrë të pakontrolluar. Një rast i tillë
ka ndodhur dje rreth orës 18:30 në Aeroportin “Adem Jashari”, raporton KosovaPost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet i ditur se i dyshuari në shenjë pakënaqësie pasi i është anuluar udhëtimi ka reaguar ashpër duke shkaktuar probleme.
Me tu lajmëruar rastin, Policia del në vend ngjarje, ndërsa i dyshuari ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.
Konfirmohet se zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka dhënë urdhër të arrestohet i dyshuari./KosovaPost/