Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që ta publikojë draftin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Beqa ka thënë se nëse ky draft është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës ashtu siç po e prezanton Kurti, atëherë ai personalisht do ta përkrahë atë, raporton kk.
“Nëse ky draft është në kuadër të Kushtetues, ec përpara, nuk je në fushatë dhe opozitë. Nëse është në koordinim me kushtetuan, unë personalisht ta përkrahi”, ka thënë Beqa.
“Merre draftin dhe ta shohin deputetet se çka ka pranuar kryeministri. Asnjë fjalë nuk e ke folur për Asociacionin tënd, veç ke thënë se është më i mirë se ai i vitit 2013 dhe ai vitit 2015”, ka shtuar Hajdar Beqa.