Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, nga nesër nis mosbindja civile pa ndalim. Sipas tij, Europa na mëson një gjë që demokracia fitohet e nuk dhurohet.
Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:
Por nëse veçmas, çdo shqiptar ka të paktën nga një arsye personale për betejë, sot të gjithë si shqiptar, kemi edhe arsye të përbashkëta për bashkim. Shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për të shpëtuar demokracinë. Sepse është mungesa e zgjedhjeve të lira, bllokimi i rotacionit që ka sjellë mbi ju gjithë fatkeqësitë që përmenda Shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për dinjitetin e tyre. Sepse jeta në diktaturë, nuk ka dinjitet miqtë e mi.
Nuk ka dinjitet, kur i kursen fëmijës vaktin ditor të ushqimit edhe hesht për këtë. Nuk ka dinjitet, kur paranë e fituar me ndershmëri dhe lodhje, të vidhet me taksa. Të vidhet me gjoba të tepruara. Dhe këto para më pas shkojnë në fluturime me avion taksi të Edi Ramës. Shkojnë në oborre përrallore 4 milionë euro, në zyrën e Edi Ramës. Shkojnë në ndërtimin e hoteleve luksoze të Erion Veliajt. Shkojnë në xhepat e bashkëshortit strategjik të Olta Xhaçkës.
Nuk ka dinjitet miq, kur trafikanti me krahët e mbrojtura nga narko policia, të kanosët si të Kur qytetari jeton si skllav, mezi shtyn muajin. Ndërsa Edi Rama ministrat dhe trafikantet e tyre jetojn si mbret. Nuk ka dinjitet, kur shef një deputet të ri, që burgoset sepse të informoi ty, se vëllai i ministrit të brendshëm është i dënuar për trafikim kokaine dhe vazhdon i qete trafiqet ne Vlore Nuk ka dinjitet, kur gëlltit çdo poshtërim, kur pranon çdo të keqe, vetëm se kërcënohesh me një rrogë që nuk del as për nevojat jetike. Por mbi të gjitha, shqiptarët sot duhet të jenë bashkë, për Shqipërinë. E cila nga një gjenocid i
butë i kalkuluar, është pakësuar në frymë plot 40% për 10 vite. Prandaj mosbindja civile që nis nesër, në datën 7 tetor, ora 6, shënon një gur kilometrik në historinë e demokracisë së Shqipërisë. Sepse nesër jo vetëm fillojmë paralizimin e narkoshtetit, por vendosim një precedent për demokracinë tonë, për pasardhësit tanë, se kur e keqja na kërcënon, ne reagojmë. Se kur të drejtat tona shkelen, ne sulmojnë, ashtu si çdo popull europian garanton demokracinë e tij. O sot o kurrë për vote e lire është radha jone.
Miq nëse Europa na mëson një gjë, është se demokracia fitohet nuk të jepet. Prandaj kur popujt europian paralizojnë jetën për 5% të halleve tona, shqiptarët nuk do të ketë asnjë hezitim, asnjë kompleksim për të kërkuar të drejtat e tyre themelore të njeriut. Si Parti Demokratike ne jemi mbi 600.000 shqiptarë. Si front opozitar ne jemi shumica numerike e Shqipërisë. Ne kemi gjithë forcën. Ne kemi gjithë përgjegjësinë për ti dal zot Prandaj edhe një herë, ftoj çdo shqiptar, në datën 7 tetor, ora 18/ ne marshimin drejt Tiranes Pa fjalime. Sepse kjo është beteja e gjithë shqiptarëve.
Duke filluar nga nesër. Mosbindje civile, pa kthim. Deri në qeveri teknike. Sepse vetëm me qeveri teknike, garantohen zgjedhjet e lira. Vetëm me zgjedhje të lira, rotacioni i vonuar realizohet. Dhe vetëm me rotacion, Shqipëria shpëton! Shqipëria kthehet nga tokë e mallkuar për shqiptarët qe braktiset prej tyre në tokën e bekuar që Zoti na e bëri dhuratë, dhe të parët tanë derdhën gjakun për ta ruajtur. Liria ka një emër ky emër është vota e lire Dinjiteti njerëzor ka një emër ky emër është vota e lire. Sovranitetit i vertet i nje kombi ka një emër ky emër është vota e lire E ardhmja e një kombi dhe vendi ka një emër ky emër është vota e lire. O sot o kurrë për votën e lire, Është Radha Jone!