Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, tha të hënën se Serbia është gjithmonë e përgatitur për bisedime me Kosovën, por se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të krijohet dhe se, kësaj radhe, ky është qëndrimi i përbashkët i Serbisë dhe partnerëve të saj perëndimorë, sidomos Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.
Brnabiq tha në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai se Serbia ka treguar deri në çfarë mase është e gatshme për dialog dhe sa tolerante dhe fleksibël është për të ruajtur stabilitetin, por theksoi se është koha e fundit që Marrëveshja e Brukselit të zbatohet dhe Asociacionit të formohet, shkruan n1info.rs, përcjell teve1.info.
“Kësaj radhe dua të falënderoj partnerët tanë në Perëndim që kanë insistuar në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në mënyrën se si është nënshkruar në vitin 2013 dhe 2015 dhe si e kemi diskutuar në fund të vitit 2022. Duket se këtë herë ne ndajmë të njëjtin qëndrim”, tha Bërnabiq.