Informacionin se Besarta Jashari do të jetë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, është demantuar nga vëllai i Besartës, Bekim Jashari, përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook”, ka mohuar se motra e tij do të garojë në zgjedhje, shkruan KosovaPost.
“Familja jonë mbetet e palëkundur në qëndrimin e saj për të qëndruar jashtë përfshirjes aktive në partitë politike dhe proceset zgjedhore, duke ruajtur angazhimin tonë si përkrahës të paanshëm të zhvillimit të vendit tone”, tha Bekim Jashari.
Tutje, Jashari bëri thirrje për unitet dhe bashkëpunim të plotë mes të gjithë akterëve politikë në vend, në këtë moment, sipas tij, të rëndësishme për vendin.